Bota

Koronavirusi “miqëson” Indinë me mjedisin


               Publikuar në : 14:04 - 25/03/20 |
el ida

Masa e karantinës në Indi, ka për qëllim primar të luftojë përhapjen e COVID-19 por ka ndihmuar indirekt në përmirësimin e cilësisë së ajrit si dhe në uljen e nivelit të ndotjes.

Fabrikat po mbyllen dhe në rrugë nuk ka më automjete, autobusë e motoçikleta ndaj qytetarët po shijojnë qiellin e kaltër ndërsa reja e rëndë e smogut po zhduket.

Edhe pse India është vendi i tretë më i ndotur në botë, niveli në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai, ka shënuar 90 në Indeksin e Cilësisë së Ajrit, kundrejt shifrës 153 të regjistruar në të njëjtën kohë vitin e shkuar, raporton Reuters.

Në Nju Delhi, me një popullsi prej 26.7 milion banorësh, niveli ka rënë në 93 kundrejt 161 në mars të 2019.
Fenomeni i përmirsimit të ajrit është vënë re dhe në Kinë, e Itali, me kanalet e Venecias që qarkullonin ujin më të pastër ndonjëherë./Opinion.al

Pas