Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Meta: Të përmirësojmë të gjithë mekanizmin mbrojtës

2020/03/17 at 5:29 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koronavirusi/ Meta: Të përmirësojmë të gjithë mekanizmin mbrojtës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shprehur se parësore është jeta e qytetarëve shqiptarë dhe siguria e personelit mjekësor, që qëndrojnë çdo ditë në vijën e parë për tu përballur me koronavirusin.

Meta ka thënë se në çdo moment duhet të përmirësohen mekanizmat mbrojtëse ndaj virusit. Po ashtu, kreu i shetit ka theksuar se task-forca së Presidencës, nuk dublon atë të ministrisë së Shëndetësisë.

Pjesë nga intervista:

Si i keni parë masat e qeverisë?
Është një situatë e jashtëzakonshme, jo vetëm për vendin tonë, por e përgjithshme globale. Është një situatë e re, me të cilën duhet të mësohemi cdo orë e më shumë. Duhet të nxjerrim eksperiencat e reja për ta përballuar me kosto sa më të vogël, në radhë të parë për shëndetin e qytetarëve, jeta e të cilëve mund të rrezikohet vetëm nga pakujdesia jonë. Është një situatë e detyrueshme, me qëllim për të parandaluar rrezikun e përhapjes së këtij virusi ende të panjohur mirë. Në radhë të parë, mirënjohje për të gjithë personelin mjekësor, dhe të gjithë ata që janë në mbështetje të tyre dhe që janë në kontakt të parë, që përbëjnë murin mbrojtës ndaj këtij virusi. Vëmendja e parë duhet të shkojë për ta, se kuptohet që kjo do të jetë një betejë e gjatë, që do të zgjasë ende në një kohë të pacaktuar. Së dyti, kujdesi duhet të shkojë për të gjithë ata që janë të identifikuar, që janë prekur nga ky virus, për të bërë gjithcka që ata ta kalojnë këtë moment pa rrezikuar jetën e tyre, por edhe të familjarëve, personelit mjekësor. Impakti do të jetë i përgjithshëm edhe në aspektin e ekonomisë, atë shoqëror, pasi kuptohet jemi në një moment vetëmbrojtje, kujdesi duhet të jetë maksimal. Por, cdo moment duhet të përmirësojmë gjithë mekanizmin mbrojtës, në mënyrë që të bëjmë të mundur të funksionojmë si shtet, si shoqëri, si familje, por edhe si biznese, pa cënuar kurrë objektivin e parë, të mbrojmë jetën e çdo qytetari nga ky virusi.

Ju keni ngritur një Task Forcë me ekspertë që merren me këtë çështje. A keni komunikim me qeverinë apo faktorë të tjerë politikë?
Shqetësimin për këtë cështje e kam bërë public që në janar, kur u identifikuan dy shtetas italianë. Kuptohej që do vinte në rritje shqetësimi, pasi jetojmë në një botë ku edhe rreziqet marrin përmasa gjithëpërfshirëse. Në vazhdimësi kam qenë në komunikim me të gjitha institucionet shtetërore për marrjen e masave në parandalimin e këtij fenomeni. Jemi në këto komunikime në mënyrë të vazhdueshme, pasi është prioritare që kjo situatë të normalizohet sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet t’iu bëjmë ballë të gjitha skenarëve që mund të sjellë kjo situatë, por edhe skenarëve sa i takon ekonomisë.

Kemi të bëjmë me një avantazh po të kemi parasysh se është një situatë ku cdo vend mobilizon resuret e tij për të mbrojtur veten e tij. Eksperiencat e vendeve të tjera, Kinës, Italisë, duhet të na shërbejnë edhe neve për të ardhmen dhe të na ndihmojnë për të adaptuar masa të reja parandaluese dhe përmirësuese të gjithë mekanizmit të shtetit dhe shoqërisë. Sa i takon Task Forcës mund të ketë pasur një keqkuptim, ajo është në funksion të presidentit, nuk dublon Task Forcën e ministrisë së Shëndetësisë. Është një Task Forcë që ndihmon për të monitoruar të gjitha zhvillimet, për të komunikuar me të gjitha shqetësimet që vijnë, me qëllim përmirësimin e gjithë menaxhimit shtetëror të menaxhimit të kësja situate.

A janë marrë masat në kohën e duhur dhe a i kemi kapacitetet për ta përballuar këtë situatë?
Edhe OBSH nuk ka pasur një vision të qartë që në fillim për përballimin e kësaj sfide, që me pak vonesë e konsideroi si pandemi. Kemi të bëjmë me një virus të rid he të panjohur mirë. Ajo që mund të them është se të gjithë duhet të jemi bashkëpunues, reflektues, sepse është një eksperiencë e re që asnjëri prej nesh nuk e kishte menduar. Shqipëria ka pasur disa eksperienca të rëndësishme positive në përballimin e SARS-it, gripit të derrit. Ajo që duhet të theksoj është mbrojtja e personelit shëndetësor, pasi ata janë të rrezikuar në çdo sekondë./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Trump: Qeveria do të mbështesë industritë e goditura

Trump: Qeveria do të mbështesë industritë e goditura

Koronavirusi, Ministria e Drejtësisë sugjeron dënime alternative

Koronavirusi, Ministria e Drejtësisë sugjeron dënime alternative

Koronavirusi në Greqi, humbin jetën 5 persona

Koronavirusi në Greqi, humbin jetën 5 persona

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com