Për kancelaren gjermane, sfida përballë të cilës na ka vënë koronavirusi, është më e madhja që pasl Luftës së Dytë Botërore. Këtë deklaratë Merkel e dhan në një fjalim televizim ku u ka drejtuar qytetarëve gjermanë një apel të fortë lidhur me respektimin e masave dhe evitimin e kontakteve sociale për të kufizuar pandeminë. Sipas DW, Merkel e quajti luftimin e virusit të ri Corona si një detyrë me përmasa historike, ndërsa i bëri thirrje arsyes së qytetarëve që të jenë të disiplinuar.
“Gjendja është serioze”, tha Merkel, duke u shprehur se e di sa e vështirë është të mbyllësh hapësirat e aktiviteteve, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe sheshet e lojërave.
“Janë kufizime, si nuk ka pasur asnjëherë tjetër në Republikën Federale. Megjithatë duhet të ndiqen rregulloret. Ju bëj thirrje juve: përmbajuni rregullave, që do të jenë në fuqi së shpejti. Ne si qeveri vazhdimisht do të shqyrtojmë, se çfarë mund të korrigjohet sërish, por edhe se çfarë është e nevojshme. Që pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjë sfidë të ngjashme”, tha Merkel.