Epidemia e koronavirusit tashmë ka mbërritur edhe në qeverinë e kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez. Ministria për Barazinë Gjinore, Irene Montero rezultoi pozitive pas testit për Covid-19.
Montero bëri me dije lajmin duke thënë se momentalisht është në gjendje të mirë dhe se do të izolohej në shtëpi derisa t’i rekomandohet nga autoritetet shëndetësore.
Po ashtu, edhe qeveria doli në deklaratë dhe tha se “të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit do të testohen” përfshirë këtu edhe kryeministrin Sanchez.
“Bashkëjetuesi i ministres, zëvendëskryeministri, Pablo Iglesias, është karantinuar”, shtoi qeveria në një deklaratë./Opinion.al