Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar se nga 2.325 testime të kryera kanë rezultuar 301 raste pozitive. Gjithashtu, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (54 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar 58.988 raste, prej të cilave 5.991 janë ende aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 181 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.518 raste./Opinion.al