Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1618 tamponë prej të cilëve kanë rezultuar 392 raste pozitive.
Po në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 6 viktima si pasojë e koronavirusit. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç), Vushtrri 1 rast (62 vjeç).
Gjithashtu, autoritetet bëjnë me dije se janë shëruar 222 pacientë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679.
Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 58.088 raste prej të cilëve 1.456 persona kanë humbur jetën./ Opinion.al