Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/Kina jep shenja shërimi por Europa dhe SHBA ‘zbrazin qytetet’

2020/03/11 at 2:30 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koronavirusi/Kina jep shenja shërimi por Europa dhe SHBA ‘zbrazin qytetet’

Koronavirusi po përhapet me ritme më të shpejta në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara ndërsa Kina raporton një ngadalësim të rasteve të reja dhe viktimave.

Sipas të dhënave deri në këtë moment në botë raportohen 121 mijë raste të konfirmuara nga të cilat rreth 66 mijë janë shëruar dhe 4,368 kanë vdekur.

Vendi më i prekur mbetet Kina, por situata duket se sa vjen e përmirësohet pasi numri i të vdekurve ka ngecur prej ditësh në rreth 3 mijë ndërsa pjesë më e madhe e rasteve të konfirmuara janë rekuperuar. Aktualisht vendi raporton rreth 16 mijë të infektuar aktivë.

Nga ana tjetër Irani raporton situatë të vështirë, teksa ditën e sotme është regjistruar rritja më e lartë e numrit të viktimave në një ditë, 63 të vdekur vetëm 24 orët e fundit.

Zëdhënësi i qeverisë tha se gjithsej janë 354 viktima që kur filloi shpërthimi i epidemisë muajin e kaluar por shifra e vërtetë besohet të jetë shumë më e lartë. Zëdhënësi shtoi se 24 orët e fundit janë konfirmuar 958 raste të reja, duke çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në vend saktësisht 9,000.

Numri i rasteve ka njohur rritje në Europë, me Italinë e cila ka kaluar 10 mijë të prekur dhe që prej dy ditësh është në izolim të plotë. Që prej shpërthimit të epidemisë kanë ndërruar jetë 631 persona nga COVID-19 dhe 724 janë shëruar.

Britania ka regjistruar sot viktimën e tetë, një i moshuar i cili vuante nga simptoma të sëmundjeve shoqëruese. Ministrja e Shëndetësisë u raportua sot se kishte rezultuar pozitive në testin e koronavirusit dhe pritet që të njëjtit test ti nënshtrohet edhe kryeministrit Johnson. Aktualisht Mbretëria e Bashkuar ka 382 raste të konfirmuara.

Ditën e djeshme Kancelarja Merkel deklaroi në mbledhjen e grupit të saj parlamentar se sipas analizës së ekspertëve nëse nuk krijohet një vaksinë, 60-70% e gjermanëve do të preken nga koronavirusi. 3 persona kanë ndërruar jetë në Gjermani nga rreth 1,600 të prekur. Panoramë të zymtë parashikoi edhe Presidenti Macron për gjendjen, teksa vendi i tij numëron 30 viktima dhe rreth 1,700 të prekur.

Numri i personave të infektuar ka kaluar 1.000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhjetëra raste janë lidhur me një konferencë të mbajtur në një hotel në Boston në shkurt. Raste të tjera janë shfaqur në azile të moshuarish rreth Seattle në shtetin Uashington. Në rang kombëtar janë regjistruar 5 viktima më shumë ditën e fundit duke e çuar gjithsej në 31 numrin e përgjithshëm.

Nga vdekjet më të fundit, dy ishin në shtetin Uashington dhe kishte një në New Jersey, South Dakota dhe California. Nëntëmbëdhjetë shtete kanë shpallur gjendjen e emergjencës, raportoi Washington Post. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Gjendet i pajetë brenda automjetit të tij 29-vjeçari në Astir

16 Korrik, 2025 8:25 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive

16 Korrik, 2025 7:59 pm
Kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313
Aktualitet

Kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313

16 Korrik, 2025 7:55 pm
Vendimi i qeverisë/ Ish-zyrtarët mund të mbrohen nga Garda, nëse u rrezikohet jeta
Politikë

Vendimi i qeverisë/ Ish-zyrtarët mund të mbrohen nga Garda, nëse u rrezikohet jeta

16 Korrik, 2025 7:27 pm
Përplasja për mandatin, Shabani i përgjigjet Lapajt: Mandati s’ka qenë kurrë i joti!
Kryesore

Përplasja për mandatin, Shabani i përgjigjet Lapajt: Mandati s’ka qenë kurrë i joti!

16 Korrik, 2025 7:15 pm
Qeveria siriane dhe udhëheqësit e pakicës druzi shpallin armëpushim të ri
Bota

Qeveria siriane dhe udhëheqësit e pakicës druzi shpallin armëpushim të ri

16 Korrik, 2025 6:59 pm
Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë ta pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja
Kryesore

Kosovë/ Kërcënohet sërish presidentja Osmani: Do të vras ty dhe familjen tënde!

16 Korrik, 2025 6:35 pm
Para
E fundit/ PD nuk shkon në Kuvend, Reforma në Drejtësi mbetet në “ajër”

Kallëzohet në SPAK ministrja Manastirliu, zbardhet padia e PD

Nga nesër mbyllen pube dhe palestra, Rama tregon rregullat e reja

"Kohë lufte" Rama: Do mbyllim restorantet dhe baret, në Tiranë dhe Durrës

Ministria e Shëndetësisë jep detaje për rastin e viktimës me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë jep detaje për rastin e viktimës me koronavirus

TE FUNDIT

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
16 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Damaskut të tërheqë trupat e tij nga Swedia me qëllim qetësimin...

Lexo më shumë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
16 Korrik, 2025

Komisioni Evropian e ka propozuar të mërkurën një buxhet prej 2 trilionë eurosh për Bashkimin Evropian për periudhën 2028–2034, duke...

Lexo më shumë

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
16 Korrik, 2025

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë....

Lexo më shumë

Gjendet i pajetë brenda automjetit të tij 29-vjeçari në Astir

Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
16 Korrik, 2025

Një 29-vjeçar është gjetur pa jetë pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas  njoftimit të policisë i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com