Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Italia pret turistët e huaj, pa maska

2021/06/28 at 4:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koronavirusi/ Italia pret turistët e huaj, pa maska

Italianët kanë dalë të hënën në rrugë, pa maska, teksa e gjithë Italia është kategorizuar si vend me rrezik të ulët për koronavirus. Sipas një dekreti, që ka nisur së zbatuari të hënën, Ministria e Shëndetësisë, ka klasifikuar 20 rajonet e Italisë si “të bardha”.

Ky vendim nënkupton që maskat në fytyrë nuk janë më të detyrueshme në ambiente të jashtme – një lajm i mirëpritur për shtetin që pritet të përballet me valë të të nxehtit deri më 40 gradë Celsius këtë javë.

“Është një lloj lehtësimi, sepse është shumë nxehtë”, ka thënë Salvatore Casuccio, qytetar i Romës për agjencinë e lajmeve AFP. Megjithatë, disa njerëz janë parë edhe të hënën me maska, disa nga shprehia, disa nga shqetësimi për virusin.

Giulia, një tjetër banore e Romës, ka thënë se vazhdon të jetë e shqetësuar për situatën. “Ende nuk ka mbaruar”, ka thënë ajo.

Dikur simbol i krizës së koronavirusit në Perëndim, Italia tani ka regjistruar numër relativisht të vogël të rasteve me koronavirus në javët e fundit.

Një e treta e popullsisë mbi 12 vjeç, është vaksinuar plotësisht apo 17.8 për qind, sipas të dhënave të Qeverisë italiane.

Turistët nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Japonia, do të mund ta vizitojnë këtë vend, pa iu nënshtruar masës së karantinës, nëse janë të vaksinuar, apo kanë test negativ për koronavirus.

Pavarësisht përparimit, ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza, u ka bërë thirrje italianëve që të jenë vigjilentë teksa varianti Delta, po përhapet gjithandej.

Në Itali, më shumë se 127,000 persona kanë vdekur nga komplikimet e lidhura me koronavirus, derisa mbi 4 milionë persona janë infektuar./ REL

Etiketa: covid-19italiMASKA

Ju sugjerojmë

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
Bota

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

30 Janar, 2026 3:17 pm
U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë
Kronikë

U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë

30 Janar, 2026 3:04 pm
Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
Kryesore

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

30 Janar, 2026 1:50 pm
Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital
Kronikë

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital

30 Janar, 2026 1:42 pm
Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas
Sport

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

30 Janar, 2026 1:21 pm
Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
Aktualitet

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

30 Janar, 2026 1:18 pm
Para
Doza e tretë e vaksinës AstraZeneca rrit imunitetin ndaj koronavirusit

Doza e tretë e vaksinës AstraZeneca rrit imunitetin ndaj koronavirusit

Dialog me Ramën? Basha:Qëllimi ynë është të çlirojmë Shqipërinë nga bandat

Dialog me Ramën? Basha:Qëllimi ynë është të çlirojmë Shqipërinë nga bandat

Pas 7 orësh, 58-vjeçari nga Kuçova zbret nga kulla e pusit të naftës

Pas 7 orësh, 58-vjeçari nga Kuçova zbret nga kulla e pusit të naftës

TE FUNDIT

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
30 Janar, 2026

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatë shumë...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
30 Janar, 2026

Ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë se gjatë luftës dyvjeçare në Rripin e Gazës kanë humbur jetën mbi...

Lexo më shumë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
30 Janar, 2026

Arrestohet në Turqi për llogari të shtetit italian Bledin Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, anëtar i grupit...

Lexo më shumë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
30 Janar, 2026

Sali Berisha tha PD se nuk do të ketë bashkëpunimi me PS lidhur me diskutimet për Komisionin e Posaçëm për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com