Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ ISHP: Janë përforcuar masat në kufi, nuk duhet të ketë panik

2020/02/23 at 10:44 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koronavirusi/ ISHP: Janë përforcuar masat në kufi, nuk duhet të ketë panik

Shpërndarja e koronavirusit në Itali, ku deri më tani raportohet për dy viktima, ka vënë në lëvizje strukturat shëndetësore shqiptare.

Drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është shprehur se janë përforcuar masat në pikat kufitare. Bino shpjegoi dhe mënyrën se si qytetarët mund të ruhen nga prekja e koronavirusit.

Po ashtu, ajo deklaroi se është ngritur dhe një karantinë e cila do të shërbejë për të izoluar rastet e dyshimta. Gjatë fjalës së saj, Bino nuk e tregoi vendin ku do të jetë karantina, por tha se ndodhet në ambientet e një spitali që i plotëson kushtet e nevojshme.

Ndërkohë, ajo konfirmoi edhe njëherë se nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus në Shqipëri.

“Nuk duhet të ketë panik për momentin nuk kemi asnjë rast të dyshuar në Shqipëri. E rëndësishme të jemi vigjilentë, jo vetëm por dhe të kujdesshëm për veten dhe të afërmit tanë. Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare por dhe duke u kujdesur. mos pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur tështimë. Mos prekim hundën, gojën. Janë disa rregulla të thjeshta sanitare. Ky është një virus i thjeshtë. përhapet po në atë rrugë që përhapet virusi i gripit. Gripin nuk e marrim në konsideratë shpesh herë por ky virus ka një vdekshmëri disi më të lartë se gripi. Kjo është këshilla e parë, duhet tëk ujdesemi për higjienën. Instituti i Shëndetit Publik e përcakton diagnozën e koronavirusit në vend. nuk ka veç një pajisje por disa pajisje që ndihmojnë njëra tjetrën. Ka të gjitha kitet, të gjithë reagentët për t’u ktyer diagnoza e koronavirusit në vend. Laboratori i ISHP pjesë e rrjetit të laboratorëve europianë. Ne jemi të pajisur, të kontrolluar. Ne jemi në atë hap që janë gjithë vendet e tjera të botës, dhe sidomos të Europës. Janë përforcuar masat në kufi. E di që të gjithë e keni mendjen atje. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim shëndetësor. Në aeroport ndodhet njësia e inspektoratit sanitar e përbërë nga mjekë e personel shëndetësor. Virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport. Ka shumë diskutimet për skanerat, për temperaturat. Por nga të gjitha studimet është treguar se ato nuk kanë ndonjë vlerë në kapjen e hershme. Kapja e hershme vetëm nëpërmjet sistemit shëndetësor. Shqipëria është një vend që ka një eksperiecnë shuëm të mirë në gjurmimin e kontakteve. Javës që shkoi provuam një testim të vetes sonë për të parë sa shpejt i kapim kontaktet. Sepse është e rëndësishme kapja e kontaktit dhe më tej marrja e masave për izolimin. Karantina është vend për të shëndoshët. Në qoftë se kemi një kontakt me të sëmurin, ai sipas kushteve futet në vetëkarantinë, nqs kushtet e tij e lejojnë ose futet në një karantinë të përcaktuar mirë, e cila është e përcaktuar në momentin që flasim dhe është një strukturë spitalore. Kemi përzgjedhur një strukturë spitalore për kushtet e mira. Janë përzgjedhur dhe struktura të tjera që i plotësojnë këto kushte. Kemi përcaktuar rregullat qoftë për karantinën në shtëpi, qoftë për në struktura të tjera. Është normale që njerëzit të kenë frikë por nuk duhet të ketë panik. Kini besim tek strukturat, kini besim tek ne dhe tek mua që po flas sepse shpesh e shoh që ka dyshime”, deklaroi Bino./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
Kronikë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

28 Janar, 2026 5:50 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

28 Janar, 2026 4:51 pm
Berisha: Rama bllokoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ballukut
Politikë

Berisha: Rama bllokoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ballukut

28 Janar, 2026 3:38 pm
Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara
Politikë

Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara

28 Janar, 2026 3:26 pm
Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi
Kryesore

Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi

28 Janar, 2026 3:24 pm
Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie
Aktualitet

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie

28 Janar, 2026 3:11 pm
Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…
Sport

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…

28 Janar, 2026 2:34 pm
Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen
Aktualitet

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen

28 Janar, 2026 2:33 pm
Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…
Aktualitet

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…

28 Janar, 2026 1:33 pm
Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson

28 Janar, 2026 1:22 pm
Para
Shkatërruan stolat e stadiumit/ Arrestohen tre persona, 9 në kërkim

Shkatërruan stolat e stadiumit/ Arrestohen tre persona, 9 në kërkim

Koronavirusi në Itali/ Kush largohet nga zonat e infektuara, arrestohet

Koronavirusi në Itali/ Kush largohet nga zonat e infektuara, arrestohet

Meta: Koha për referendum të ri

2 marsi/ Meta: Bëjnë si tigra, por janë vetëm minj përpara popullit

TE FUNDIT

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
28 Janar, 2026

Një gjykatë në Leipzig të Gjermanisë ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar, i cili vrau një tjetër shqiptarë duke e...

Lexo më shumë

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
28 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin që të bëjë një marrëveshje, në të kundërt, do të pësojë një sulm më të keq,...

Lexo më shumë

Berisha: Rama bllokoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ballukut

Berisha: Rama bllokoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ballukut
28 Janar, 2026

Nga Strasburgu, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se ‘bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin...

Lexo më shumë

Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara

Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara
28 Janar, 2026

I pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u prezantua platforma e re ExportOn, kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com