Rajoni

Koronavirusi/ Greqia shënon 671 raste të reja dhe 25 vdekje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 13/01/21 |
Semiljana Azizi

Janë konfirmuar ditën e sotme në Greqi 671 raste të reja pozitive me COVID-19, nga të cilët 17 u identifikuan pas kontrolleve në hyrje të vendit.

Bëhet me dije se numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë deri tani është 146688. Ndërkohë që 340 pacientë po trajtohen në terapi intesive, 1000 pacientë të tjerë janë larguar nga spitalet COVID që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa sipas njoftimit të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik në Greqi, ditën e sotme janë raportuar 25 vdekje të reja nga virusi, duke arritur në 5354 vdekje në total në vend./Opinion.al

Pas