Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi, goditje reale e ekonomisë

2020/03/07 at 5:02 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Koronavirusi, goditje reale e ekonomisë

Besart-Kadia –


Në fillim të janarit, shumica e investitorëve ndërkombëtarë nuk reaguan ndaj koronavirusit, duke mos parashikuar dot në kohë se si do të shpërndahej ky virus në zona të tjera të botës.

Por pas konfirmimit të shpërndarjes së virusit edhe në Europë e Lindjen e Mesme, shenjat ishin të qarta se ky virus do të kishte impakt në ekonominë botërore.

Menjëherë tregjet financiare reaguan gjatë javës së shkuar, duke zhdukur mbi 6 trilionë dollarë vlerë në letër te bursat ndërkombëtare. E njëjta sjellje ndodhi në bursën e Frankfurtit, të Londrës, të Milanos, të Parisit e të Nju Jorkut.

Në të njëjtën datë, 24 shkurt 2020, investitorët filluan të shesin në masë aksione në bursë duke blerë më shumë obligacione shtetërore, si ato 10- vjeçare të qeverisë gjermane, të cilat sot kanë yield -0.69%. Obligacionet e qeverisë amerikane kanë sot yield -1% për herë të parë në histori, apo blerja e aseteve të tjera të sigurta si floriri, i cili arriti $1.611 për ounce, më e larta në shtatë vitet e fundit, ndërkohë që metale të tjera si platini dhe argjendi u rritën 1.1% dhe 2.3% brenda ditës.

Por duke kaluar nga teoria e “sjelljes financiare” të tregjeve dhe të mentalitetit të tufës, ku të gjithë sillen në të njëjtën mënyrë në të njëjtën kohë, ekonomia botërore duket se nuk do të vuajë vetëm me ngjyrën e kuqe të bursës, por do të preket dhe në prodhim, duke hyrë në recension.

Shqetësimi kryesor është ekonomia reale, ku rënia e kërkesës së konsumatorëve nga njëra anë dhe goditja në prodhim nga ana tjetër (oferta) do të çojnë në pasoja ekonomike të ngjashme me krizën financiare të vitit 2008. Por dallimi me çdo krizë të mëparshme ekonomike është se kjo është një goditje e ekonomisë reale, e cila nuk është e kombinuar me problematika të tjera thelbësore të ekonomisë botërore.

Një recension që krijohet nga “politikat” e Bankës Qendrore kur normat janë të larta krahasuar me nevojat e biznesit, do të ishte shqetësuese. Sot normat e interesit janë ulur mjaftueshëm nga të gjitha Bankat Qendrore, në ekonomitë e zhvilluara apo dhe në zhvillim.

Gabimi i politikave të Bankës Qendrore ndikon direkt në ekonomi, siç ishte rasti i Depresionit të Madh apo të krizës së vitit 2008. Duke pasur këto raste në mendje, Rezerva Federale reagoi direkt me uljen e normës së interesit me 0.5% në datën 3 mars, për të lehtësuar kredimarrjen në ekonomi, duke pasur parasysh impaktin e pritshëm në rënie të konsumit.

Pavarësisht uljes së normës së interesit dhe lehtësimit të kostos së biznesit, pasojat në ndërveprime të biznesit me konsumatorët po ndihen. Mbi 110 miliardë dollarë do të humbasin kompanitë e udhëtimit me avionë nga kriza e krijuar nga koronavirusi.

Air Portugal” anuloi më shumë se 1000 udhëtime për shkak të mungesës së udhëtarëve, ndërkohë që “Lufthansa” anuloi më shumë se 7000 fluturime sot dhe parkoi më shumë se 150 avionë. Këto masa nuk u ndërmorën as në kulmin e krizës financiare. Mungesa e udhëtarëve, turistëve dhe e shkëmbimit tregtar po fillon të ndihet ndjeshëm, ku një kompani avionësh falimentoi në Angli… Masat ndihen kudo dhe janë të natyrave të ndryshme.

SI NDIKON KORONAVIRUSI NË EKONOMI?

  1. Goditje jo e drejtpërdrejtë në pasurinë e njerëzve. Teksa vlera e bursës bie anembanë botës, shumë njerëz që kanë ose pensionet, ose kanë investuar direkt në bursë, do të ndihen më të varfër, pavarësisht se të ardhurat i kanë të njëjta. Kjo ndjesi bën që ata të tkurrin konsumin e tyre, duke ndikuar direkt në ekonomi. Para dy javësh, “Bank of Amerika” shkruante se këto janë tregjet më të qeta që kemi parë në 40 vitet e fundit… më pas ndodhi përhapja e koronavirusit në Europë.
  2. Goditje e drejtpërdrejtë në besimin e konsumatorëve. Teksa vlera e bursës financiare është më e shpejtë për të reaguar e për t’u rikthyer në vlerën e saj të mëparshme, qytetarët janë më të “çorganizuar” e për rrjedhojë, frika nga virusi i bën të qëndrojnë në shtëpi, të mos konsumojnë në restorante, të mos marrin shërbime etj., duke zgjatur impaktin në ekonomi e duke u bërë pesimist në periudhën afatgjatë. “Adidas”, për shembull, tha se shitjet ranë me 85% në Kinë, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që çmimi i naftës ka arritur në 50$ për fuçi, duke rënë me 4.2% prej rënies së kërkesës në Kinë.
  3. Goditje në ofertën globale. Shumë kompani në Kinë janë mbyllur e shumë prej tyre nuk kanë mjaftueshëm cash për të përballuar shpenzimet dhe kjo bën që shumë prej partnerëve të tyre në Europë dhe Amerikë të mos kenë në kohë materialet që i duhen për të prodhuar… Teksa firmat nuk munden të prodhojnë, ato ulin kostot duke hequr njerëzit nga puna. Por sa më shumë të kenë probleme me prodhimin dhe sa më shumë njerëz të hiqen nga puna, aq më shumë firma do të vazhdojnë të mbyllen, pasi fuqia blerëse në ekonomi bie. Në vitin 2002-‘03 kur ndodhi SARS, Kina ishte 1 /20 e ekonomisë botërore, sot është sa 20% e saj. Shumë shtete, si të mëdha apo të vogla, ndikohen drejtpërdrejt nga ekonomia kineze. Siç thotë dhe shprehja e “The Economist”: “Zoti krijoi botën. Gjithçka tjetër u bë në Kinë”. “Apple” thotë se fitimet e saj pritet të jenë të ulëta për shkak të mosmarrjes në kohë të pjesëve nga Kina e shumë kompani të tjera kanë shprehur të njëjtin problem.

Koronavirusi po prek ekonominë botërore dhe gjasat janë që do të prekë indirekt dhe Shqipërinë, si në eksportet e mallrave, ashtu edhe drejtpërdrejt në uljen e numrit të turistëve. Këto janë kohëra të vështira dhe skenarët deri tani nuk duken të mirë. Edhe sikur ky të jetë një “trill mediatik” siç mendojnë disa, sërish efekti i saj është real. Ndaj dhe për këtë vit, Shqipëria do të duhet të rishikojë buxhetin e saj dhe politikat ekonomike për të marrë parasysh efektet negative të koronavirusit.

Etiketa: ekonomikoronavirus


Ju sugjerojmë

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Para
Arrestimi i Ronaldinjos, flet Ministri: Ligji duhet respektuar

Arrestimi i Ronaldinjos, flet Ministri: Ligji duhet respektuar

Koronavirusi/3500 të vdekur në gjithë globin, Papa meshë vetëm në video

Koronavirusi/3500 të vdekur në gjithë globin, Papa meshë vetëm në video

Shkumbini po del nga shtrati, thirrja e Braçes për banorët

Shkumbini po del nga shtrati, thirrja e Braçes për banorët
















TE FUNDIT

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
12 Tetor, 2025

Në udhëtimin drejt Tiranes, skuadra kuq e zi ka vijuar festën edhe në avion, ku shihen duke kënduar këngën e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com