Ministria e Shëndetësisë u kërkoi personave që vijnë në Shqipëri nga zonat e prekura të Italisë, të vetëizolohen në shtëpitë e tyre, si masë parandaluese për përhapjen e virusit.
Megjithatë mosrespektimi i këtij urdhri, shkon përtej përgjegjësisë personale pasi përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë.
Sipas ligjit “për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, personat që nuk zbatojnë këtë urdhër ndëshkohen me gjobë që varion nga 10 në 50 mijë lekë të rinj./Opinion.al