Teksa mbi 900 mijë vetë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në të gjithë botën, ndërsa të prekurit po i afrohen 28 milionëshit, Franca po përgatitet për rikthim të kufizimeve lokale ndërsa infektimet po rriten në rreth 20 qytete.
Vendi raportoi 8577 raste në 24 orë, ndërsa autoritetet rajonale të zonës së Bordeaux thanë së ekziston rrezik i lartë për rikthim në izolim.
Nga ana tjetër, Spanja regjistroi 4400 raste të tjera pikërisht në ditën kur shkollat rihapen në shumicën e rajoneve. Maskat janë të detyrueshme nga 6 vjeç e sipër.
Shtetet e Bashkuara, vijojnë të kryesojnë listën me mbi 6 milionë infektime të konfirmuara dhe rreth 190 mijë viktima./Opinion.al