Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi, Evropa gati të presë vizitorë

2021/05/14 at 10:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koronavirusi, Evropa gati të presë vizitorë

Pas muajsh të tërë lufte me pandeminë e koronavirusit, Evropa më në fund ka shtuar ritmin e vaksinimeve ndërsa ekonomitë po mëkëmben.


Vendet evropiane po dalin nga bllokimet dhe po rihapin kufijtë e tyre për turistët e huaj.  Për këtë restorant vegjetarian, periudha e bllokimeve në Francë ka qenë e vështirë. Por Maison Nomade më në fund po rihapet. Stafi i papunë nga pandemia po përpiqet të bëjë gjërat gati.

“Jemi shumë të ngazëllyer, pak të stresuar por mezi presim të hapim përsëri restorantin dhe shpresojmë që kësaj here të jetë përgjithmonë, të mos mbyllemi përsëri sepse ka qenë e vështirë”, thotë Allison Lamotte, bashkëpronar i restorantit.

Është një ndjenjë e ngjashme për shumë biznese franceze, ndërsa fillojnë të lehtësohen kufizimet e koronavirusit.

Të mërkurën e ardhshme, ambjentet në natyrë të restoranteve dhe bareve do të rihapen për herë të parë në disa muaj – megjithëse në gjysmën e kapacitetit – së bashku me muzetë dhe dyqanet.

Vendet e tjera evropiane po rihapen edhe më shpejt duke sjellë festime në Spanjë… dhe përgatitje në Greqi për të mirëpritur turistët e vaksinuar ndërkombëtarë duke filluar të shtunën.

Ky është një ndryshim i madh nga fillimi i këtij viti. Ndërsa vendet si Shtetet e Bashkuara dhe Britania shtuan fushatat e tyre të vaksinimit dhe panë rënie të rasteve të Covid-19, thonë ekspertët, shifrat në Bashkimin Evropian vazhduan të rriten.

Vonesat në shpërndarjen e vaksinave i lanë qeveritë e BE-së në vështirësi për të imunizuar qytetarët dhe ndonjëherë të luftonin për furnizimet. Eurozona me 19 vende anëtare ra në recesion.

Me shtimin e vaksinave, Brukseli parashikon të përmbushë synimin e tij për të imunizuar 70 përqind të të rriturve evropianë këtë verë. Parashikimet e rritjes ekonomike për BE-në janë gjithashtu më të larta nga vlerësimet e mëparshme – 4.2 përqind këtë vit.

“Gjërat po duken më mirë. Ekonomia po hapet – kjo ka qenë pjesërisht si pasojë e ritmeve të shpejta të vaksinimit, por gjithashtu sepse disa shtete mesdhetare në veçanti kanë bërë shumë përpjekje për të rikthyer turizmin”, thotë Rosa Balfour, drejtore në institutin Carnegie në Evropë.

BE-ja shpreson që të lehtësojë udhëtimet brenda bllokut përmes certifikatave speciale Covid-19 për qytetarët që janë vaksinuar ose kanë test negativ ndaj virusit.

Kufijtë ndërkombëtarë të Francës janë në plan të rihapen më 9 qershor. Por mëkëmbja e vendit si destinacioni kryesor turistik në botë mund të kërkojë kohë. Vetëm zona e Parisit humbi 33 milionë vizitorë vitin e kaluar – më shumë se dy të tretat e numrit të zakonshëm të turistëve.

“Turistët do të kthehen – nuk e di sa dhe për sa kohë – por në fund të fundit Kulla Eiffel tërheq gjithmonë turistë. Çështja është me udhëtarët e biznesit. Pse duhet të zgjedhin Parisin në vend të Londrës, Berlinit apo Milanos – kjo është çështja”, thotë Christophe Decloux me Bordin Rajonal të Turizmit në Paris. Mesazhi i tij për turistët: Franca është një destinacion i sigurt. Njerëzit këtu shpresojnë që të vazhdojë të jetë i tillë./ VOA

Etiketa: covid-19Europëturistet


Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
Foto/ Grida Duma ndryshon look, ja si duket ajo

Grida Duma: Nuk ka argument pse kërkohet ikja e Bashës

Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 15 maj 2021

Parashikimi i motit, 27 dhjetor 2020

Parashikimi i motit, 15 maj 2021
















TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com