Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Efektet pozitive që nxisin katastrofat tek njerëzimi

2020/03/30 at 1:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si e mori koronavirusin pacienti i parë në Europë,i sëmurë prej 24 Janarit

Në përgjithësi, ekziston një besim i shumëpërhapur, se recesionet ekonomike dhe katastrofat prodhojnë krim dhe kaos. Por të dhënat konkrete, nuk e mbështesin këtë ide.


Sipas “Psychology Today”, pavarësisht se pandemia e Covid-19, ka futur në karantinë miliarda njerëz, ka sëmurur qindra mijëra, dhe i ka marrë jetën deri tani dhjetëra mijëra njerëzve, kjo emergjencë e rëndë shëndetësore, ka sjellë edhe efekte pozitive.

Ja cilat janë ato:

Kriminaliteti po bie

Ndërsa koronavirusi po përhapet me shpejtësi në mbarë botën, dhe është i pritshëm një recesion i madh ekonomik global me pasoja negative të paparashikueshme, shkalla e kriminalitetit po bie.

Gazeta amerikane “The Washington Post” shkroi një ditë më parë:

”Javët e para të pandemisë në qytetin më të madh të SHBA-së, nxitën një rënie 2-shifrore të krimit, pasi njerëzit e këqinj duket se janë po aq të frikësuar nga koronavirusi i ri, sa të gjithë të tjerët…

Javën e kaluar, Nju Jorku regjistroi vetëm 1 vrasje, krahasuar me 8 javën e kaluar. Kanosjet dhe sulmet e dhunshme, kanë rënë me rreth 18 përqind, krahasuar me javën e kaluar.

Ndërkohë kriminaliteti po bie edhe në Britaninë e Madhe, por edhe në shumë vende të tjera nën karantinë. “The Guardian”” raporton: Kriza e koronavirusit, ka çuar në një rënie të krimit, deri në 20 për qind në disa zona.

Shkalla e kriminalitetit, ra edhe gjatë recesionit të madh të 2008-ës

“The Wall Street Journal”, raportoi se edhe pas recesionit të madh në vitit 2008, niveli i krimit në SHBA pësoi një rënie të ndjeshme. Në vitin 2009, FBI-ja raportoi një rënie prej 8 për qind të shkallës së grabitjeve në të gjithë vendin, dhe një rënie me 17 për qind të nivelit të vjedhjeve të makinave nga 1 vit më parë. Për më tepër, midis viteve 2008-2010, Nju Jorku raportoi një rënie prej 4 për qind të grabitjeve, dhe një rënie prej 10 për qind të vjedhjeve. Edhe Bostoni, Çikago dhe Los Angeles, raportuan rënie të ngjashme.

Shkalla e kriminalitetit, ra edhe gjatë Depresionit të Madh

Gjatë Depresionit të Madh, fakt është se niveli i krimit ra. National Public Radio shkruan: “Vitet e Depresionit, kishin shumë pak krime. Me problemet aktuale ekonomike, shumë njerëz supozojnë se do të nisë një valë e re krimesh. Por kriminologët thonë se ky është vetëm një mit amerikan”.

Dhe në fakt një studim i Universitetit të Kalifornisë: “Por krimi në përgjithësi gjatë Depresionit ra. Vrasjet ranë ndjeshëm, pavarësisht nga Prohibicioni dhe roli që pati krimi i organizuar në kontrabandën e alkoolit. Pra, periudha më e keqe ekonomike e Amerikës, nuk prodhoi shtim të krimeve”.

Solidariteti social, rritet gjatë kohërave të vështira

Komunitetet që pësojnë katastrofa, zhytën rrallë në kaos. Në fakt, shumë shpesh ndodh që solidariteti shoqëror rritet. Në një studim të reagimeve sociale ndaj katastrofave natyrore në SHBA, sociologu Çarls Fric nuk gjeti asnjë shembull të një paniku të qëndrueshëm pas një katastrofe të madhe.

Sipas tij, fatkeqësitë krijojnë një “komunitet vuajtësish”. Përpjekja për të kapërcyer rreziqet e një fatkeqësie, dhe për të ri-stabilizuar jetën sociale, na ofron një strukturë dhe një synim për veprimtarinë njerëzore, që na mungon në jetën e përditshme. Në këto kushte, njerëzit e përdorin tragjedinë si një kornizë të zakonshme reference. Dallimet bëhen më pak të rëndësishme.

Njerëzit evoluan për t’i kapërcyer vështirësitë

Lidhja midis kërcënimit dhe solidaritetit të shfaqur, nuk është e rastësishme. Bashkëpunimi për të kapërcyer kërcënimet, është një tipar përcaktues i Homo sapiens. Juval Harari, autor i ”Sapiens”, vëren se tek për tek, një shimpanze do ta mposhte një njeri.

Por 1.000 njerëz, do t’i mposhtnin 1000 shimpanze. Kjo për shkak se aftësitë bashkëpunuese të njerëzve, i tejkalojnë ato të shimpanzeve. Majkëll Tomazelo, ekspert mbi aftësitë njohëse të shimpanzeve thotë: Është e pakonceptueshme, që të shihni ndonjëherë dy shimpanze të bashkëpunojnë mes tyre për diçka”.

Ndërkohë, njerëzit dëshirojnë kapërcimin e pengesave. Politikologu i njohur amerikan, Frensis Fukujama shkroi dikur:

“Nëse burrat nuk mund të luftojnë dot për një kauzë të drejtë, atëherë ata do të luftojnë kundër një kauze të drejtë. Ata do të luftojnë për hir të luftës. Pra ata do të luftojnë për shkak të një lloj mërzie:sepse ata s’mund të imagjinojnë dot të jetojnë në një botë pa luftë”.

Kjo gjë sugjeron që kur të mbarojë lufta aktuale, ne do t’i rikthehemi fabrikimit të krizave të reja, që duhet t’i kapërcejmë. Por tani për tani, kemi përballë një krizë të vërtetë./Opinion.al

Etiketa: koronavirusikrimsolidaritet


Ju sugjerojmë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Para
Ja 4 trajtimet që po testohen për COVID-19, rezultatet e para këtë javë

Ja 4 trajtimet që po testohen për COVID-19, rezultatet e para këtë javë

Disa këshillat për ata që pijnë alkool mbrëmjen e Vitit të Ri

Pirja e alkoolit dhe mbajtja e frymës, OBSH sqaron "doktorët e internetit"

Një javë pasi u diagnostikua me COVID-19, Princi Charles del nga izolimi

Një javë pasi u diagnostikua me COVID-19, Princi Charles del nga izolimi
















TE FUNDIT

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
5 Tetor, 2025

Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
5 Tetor, 2025

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime...

Lexo më shumë

Horoskopi, 5 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
5 Tetor, 2025

Dashi – Do kuptoheni më së miri sot me atë që keni në krah dhe nuk pritet të ndodhin mosmarrëveshje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com