Sport

Koronavirusi/ Edhe 3 futbollistë të tjerë rezultojnë pozitivë tek PSG


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 04/09/20 |
Opi Nion

COVID-19 vijon të përhapet te skuadra e PSG-së. Mësohet se pas Di María, Paredes dhe Neymar, janë konfirmuar me koronavirus dhe Mauro Icardi, Marquinhos dhe Keylor Navas.

PSG nuk e ka nisur ende kampionatin në Francë, pasi debutimin e 29 gushtit e shtyu për shkak të ngarkesës së madhe që kishte ekipi francez në Champions League, kompeticion ku arriti deri në finale.

Kampionët në fuqi të Francës do të luajnë pas një jave ndaj Lensit ndeshjen e parë të Ligue 1 dhe mungesa e 6 lojtarëve me Covid-19 është thuajse e sigurt./ Opinion.al

Pas