Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në Shqipëri janë infektuar 10 persona nga koronavirusi.
Lidhur me situatën, Albana Fico, Drejtore e Institutit të Shëndetit Publik tha se në këtë institut janë të gjitha kapacitetet për të përballuar situatën e koronavirusit. Ajo bëri një apel të përsëritur për masat e higjienës personale.
“Larjen e duarve më shumë se 20 sekonda, përdorimin e dezinfektantëve, respektimin e higjienës respiratore, përdorimin e facoletës, pas kollitjes dhe teshtimave dhe pasi e përdorim ta hedhim në kosh me kapakë të mbyllur. Të zbatojmë rregullin e distanimit social, por të gjithë jemi të informuar që një nga mënyrat e përhapjes janë spërklat në kontakte direkte dhe jo e ajrit”, tha Fico./ Opinion.al