Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Biden kërkon asistencë emergjence miliarda dollarëshe

2020/11/21 at 8:10 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koronavirusi/ Biden kërkon asistencë emergjence miliarda dollarëshe

Presidenti i zgjedhur Joe Biden po i bën thirrje Kongresit të miratojë miliarda dollarë ndihmë emergjente për COVID-19n para fundit të vitit, sipas një këshilltareje të lartë të tij, e cila paralajmëroi të premten se “nuk ka më vend për vonesa”.


Ndihmësja e tranzicionit të zotit Biden, Jen Psaki i bëri komentet përpara takimit të zotit Biden me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe udhëheqësin e demokratëve të Senatit Chuck Schumer. Ky është takimi i parë mes tyre, që kur zoti Biden u parashikua si fitues i zgjedhjeve presidenciale. Presidenti i zgjedhur i priti ata të premten pasdite në selinë e tij të improvizuar të tranzicionit brenda një teatri në qendër të qytetit Uilmington të shtetit Delauer.

Biden, u ul për të biseduar me krerët demokratë të Kongresit si dhe me Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris, rreth disa tryezave. Të gjithë mbanin maska në fytyrë.

“Në Zyrën time Ovale, mi casa, ti casa (rrini si në shtëpinë tuaj),” tha zoti Biden gjatë pjesës së shkurtër të takimit që gazetarët u lejuan ta mbulonin. “Shpresoj se do të kalojmë shumë kohë së bashku”, shtoi ai.

Pelosi tha më herët në një konferencë për shtyp se ajo dhe senatori Schumer do të flisnin me zotin Biden për “nevojën urgjente të mposhtjes së virusit”, si dhe për mënyrën se si të mbahet qeveria e financuar dhe të ndihmohen njerëzit financiarisht për të përballuar COVID-in gjatë kësaj periudhe kur Kongresi është në tranzicion.

Por perspektiva e një ndihme të re kundër COVID-it këtë vit mbetet e pasigurtë. Zonja Pelosi tha se bisedimet e së enjtes me udhëheqësin e shumicës së senatit Mitch McConnell dhe udhëheqjen republikane nuk sollën ndonjë konsensus për një paketë të re ndihme.

“Kjo nuk ndodhi, por shpresojmë që të ndodhë,” tha ajo.

Po të premten, senatori McConnell, republikan i shtetit Kentaki, propozoi që Kongresi të zhvendosë 455 miliardë dollarë nga fondet e pashpenzuara të parashikuara për kredi biznesi, drejt një pakete të re ndihme për COVID-19n. Oferta e tij erdhi pas një takimi me Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows.

Ekipi i Biden po përballet me një presion të fortë për të arritur miratimin e një projektligji të ri për një lehtësim tjetër financiar për COVID-19n si dhe për të dalë me një plan të qartë se si do të shpërndahen miliona dozat e një vaksine të mundshme.

Psaki tha se Biden, Pelosi dhe Schumer janë duke punuar së bashku rreth një projekt-ligji mbi ndihmën për pandeminë, para se Kongresi të ndërpresë punën për pushimet e fundvitit.

“Nuk ka më vend për vonesë. Ne duhet të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ajo.

Presidenti i zgjedhur gjithashtu ka premtuar të punojë ngushtë me republikanët në Kongres për të vënë në veprim axhendën e tij qeverisëse, por deri tani, ai është përqendruar tek aleatët e tij kryesorë demokratë.

Takimi vjen dy ditë pasi demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve e emëruan zonjën Pelosi si kryetare, për t’i udhëhequr ata përsëri vitin e ardhshëm kur zoti Biden të jetë president. Ajo ka lënë të kuptohet se këto do të jenë dy vitet e saj të fundit në postin e udhëheqëses së Dhomës.

Presidenti Donald Trump vazhdon të mos e lejojë administratën e tij të bashkëpunojë me ekipin e tranzicionit të zotit Biden. Në mënyrë të veçantë, administrata e Presidentit Trump po i mohon presidentit të zgjedhur qasjen në informimin mbi sigurinë kombëtare dhe planifikimin për luftën kundër pandemisë, që udhëheqësit e të dyja partive thonë se janë të rëndësishme për përgatitjen e zotit Biden për të qeverisur menjëherë pas inaugurimit të tij më 20 janar.

Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar tha të premten në programin “CBS This Morning” se akuza e zotit Biden se vonesat e tranzicionit do të kushtonin jetë amerikanësh është “absolutisht e pasaktë”.

“Çdo aspekt i asaj që bëjmë është plotësisht transparent, nuk ekzistojnë të dhëna ose njohuri sekrete,” tha zotit Azar./ VOA



Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

13 Nëntor, 2025 12:11 am
Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
-U tha në Opinion

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

12 Nëntor, 2025 11:04 pm
VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
Kronikë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

12 Nëntor, 2025 8:22 pm
A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
Sport

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

12 Nëntor, 2025 7:55 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Jemi të gatshëm për rifillimin e bisedimeve me Ukrainën

12 Nëntor, 2025 7:30 pm
Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
Bota

Trumpi kërkon zyrtarisht faljen e Netanyahut

12 Nëntor, 2025 6:54 pm
“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein
Bota

“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein

12 Nëntor, 2025 5:52 pm
Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën
Aktualitet

Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën

12 Nëntor, 2025 5:25 pm
Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti
Kryesore

Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti

12 Nëntor, 2025 4:52 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Sylvinho për “Corriere”:Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision

12 Nëntor, 2025 4:51 pm
Para
Vdiq nga COVID, amaneti i kryepeshkopit serb: Mos hiqni dorë prej Kosovës

Vdiq nga COVID, amaneti i kryepeshkopit serb: Mos hiqni dorë prej Kosovës

Ligjvënësit e Miçiganit: S’kemi informacion që do ndryshonte rezultatin

Ligjvënësit e Miçiganit: S'kemi informacion që do ndryshonte rezultatin

Infektohet me koronavirus djali i presidentit Trump

Infektohet me koronavirus djali i presidentit Trump
















TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
13 Nëntor, 2025

Në intervistën për “Opinion” në Tv Klan ku Valon Ademi tregon versionin e tij për aeroportin e Vlorës, pas atij...

Lexo më shumë

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
12 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, 12 nëntor, në studion e Opinion ishte biznesmeni Valon Ademi, për të dhënë versionin e tij lidhur...

Lexo më shumë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
12 Nëntor, 2025

Opinion.al ka siguruar një tjetër video të atentatit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilamndo Dani dhe mbeti i plagosur...

Lexo më shumë

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
12 Nëntor, 2025

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Lionel Messi të rikthehet në “Camp Nou” në formë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com