Pas shpërndarjes së koronavirusit në Itali, kreu i Partisë Demokratike, Lulzm Basha u ka bërë thirrje qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore të marrin masa serioze dhe të nisin kontrollet në pikat kufitare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se kërkon që çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset me personelin dhe aparatet e duhura.
“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirusi ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare. Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, shkruan Basha./ Opinion.al