Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi, Basha: Të sëmurë me simptoma nuk testohen

2020/04/03 at 8:56 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha kërkesë ‘miqësore’ për Ramën, tregon edhe nëse ka bërë testin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në lidhje me situtën e krijuar në vend nga koronavierusi.

Basha është shprehur gjatë një interviste televizive se të sëmurë me simptoma nuk testohen. Kryedemokrati thekson se duhet të mobilizohet çdo resurs për testim masiv për të mos çuar dëm saktificën e qytetarëve.

Lulzim Basha: Duhet të kuptojmë se testimi është i lidhur shumë ngushtë me frenimin e infektimit. Ne mund ta frenojmë infektimin jo thjesht duke qëndruar në shtëpi, jo thjesht duke qenë të izoluar, por duke evidentuar sa më mirë e sa më shpejt të infektuarit, duke marrë masa për t’i izoluar ata apo për t’i kuruar sipas nevojave. Sa më pak të testosh, aq më pak do të dish. Pra testimi ka të bëjë drejtpërdrejtë me aftësinë tonë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit. Nëse testojmë mund t’i bëjmë qejfin vetes që kemi më pak të infektuar, që kemi më pak të shtruar, por e vërteta është krejt ndryshe dhe për fat të keq shumica e specialistëve, ekspertëve, kanë tashmë një konsensus, bien dakord që kjo që shohim në shifrat zyrtare në fakt është maja e ajsbergut. Për këtë arsye me të njëjtin intensitet gjatë këtyre ditëve, njësoj si herën e fundit që kemi qenë bashkë në këtë ekran i bëj thirrje qeverisë të ndryshojë urgjentisht dhe kryekëput strategjinë dhe për këtë duhet në radhë të parë të sigurojmë kite, të sigurojmë mjaftueshëm pajisje testimi, laboratorë testimi. Të mobilizohet çdo resurs i gjindshëm në Shqipëri dhe jo të bëhen absurditete që të ngrihemi kundër testimeve apo kapaciteteve testuese. Hapi i parë do të ishte testimi i menjëhershëm i të gjithë atyre që kanë simptoma sepse informacionet janë dramatike. Ka informacione që njerëz me simptoma nuk testohen. Nuk testohen!

Pyetje: Ta sqarojmë, informacione që njerëz që kanë simptoma nuk testohen?

Lulzim Basha: Nuk testohen.

Pyetje: Nuk duan të testohen apo nuk testohen?

Lulzim Basha: Jo,jo. Nuk u bëhet testi. Pra, informacionet që na kanë ardhur, në zona të veçanta numri i testeve është kaq i pakët saqë, nëse çon 4 tamponë në një bashki, nuk po e përmend në cilën, çfarë do te bësh me 4 tamponë? Dhe shikoni se çfarë ndodhi. Në Shkodër u testuan 15 persona dhe dolën 12 të infektuar. Kjo duhet të ishte kambanë alarmi. Prandaj urgjentisht duhet ndryshuar menjëherë përqasja e deritanishme, e cila mund të na japë një iluzion që kemi një numër më të vogël të infektuarish, por është vetëm një iluzion. Dua të them dhe këtë: e gjithë kjo sakrificë do të shkojë kot dhe gjithë kjo mbyllje në shtëpi, karantinimi, izolimi, distancimi social do të shkojë kot, në qoftë se nuk bëjmë testime masive./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Basha: Qytetarët kanë nevojë për para, ja ku t’i gjejë qeveria

COVID-19, Basha: Kosova po e menaxhon më mirë krizën

Rama fton Bashën në tryezë: Ka kohë me luftu, kjo është koha me u ftillu

Rama publikon videon e montuar për Bashën: Dakord me ty

Rohani: Sanksionet nuk e pengojnë Iranin në luftën kundër koronavirusit

Rohani: Sanksionet nuk e pengojnë Iranin në luftën kundër koronavirusit

TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com