Bota

Koronavirusi, Austria sërish në izolim të plotë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:42 - 15/11/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke detyruar shumë shtete që të rikthejnë masat kufizuese.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia,  Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të mos kenë asnjë kontak me njerëz që nuk jetojnë me ta, si mënyrë për të shmangur rritjen e rasteve të infeksioneve.

Ai njoftoi se shkollat do të mbyllen dhe studentët do ta ndjekin atë nga shtëpia, ligj që hyn në fuqi të martën e ardhshme.

Austria ka raportuar shifra rekord me raste të reja të COVID-19, me plot 9.586 persona të infektuar vetëm të premten.

Kjo shifër është nëntë herë më e lartë se ajo e rregjistruar në kulmin e valës fillestare. Vendi ka regjistruar më shumë se 191,000 raste që nga fillimi i pandemisë dhe 1,661 viktima nga COVID-19./ Opinion.al

Pas