Rajoni

Koronavirusi/ 91 viktima në 24 orë në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:44 - 16/04/21 |
Opi Nion

Greqia vijon të regjistroj shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore në këtë shtet bëjnë me dije se ne 24 orët e fundit kanë humbur jetën 91 persona nga COVID-19, teksa janë shënuar 3,067 raste të reja.

Aktualisht në shtetin helen numri i të intubuarve është 824. Numri total i të infektuarve në Greqi shkon në 311,033.

Totali i viktimave në vend ka shkuar në 9,330, prej të cilave 95.5% kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Mesatarisht, në shtatë ditë janë shtruar në spitale 514 pacientë mosha mesatare e të cilëve është 44-vjeç ndërsa mosha mesatare e atyre që kanë ndërruar jetë është 79 vjeç./ Opinion.al

Pas