Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë i ka tejkaluar 1.5 milionë (1,576,496) ndërsa viktimat janë më shumë se 90 mijë.
Këto shifra tregojnë rritje prej gjysmë milioni në gjashtë ditë.
Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.
90,057.persona kanë vdekur në gjithë botën dhe më shumë se 337,000 janë shëruar, sipas të dhënave të këtij universiteti.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 432,000, të pasuara nga Spanja, Italia dhe Franca.
Italia deri më tani ka numrin më të madh të të vdekurve, 17,669, e ndjekur nga Spanja me 15,238. /Opinion.al