Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Greqi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 89 viktima nga COVID-19.
Ndërkohë, janë konfirmuar 1 251 raste të reja me COVID-19. Mësohet se deri më tani numri i rasteve të përgjithshme me COVID-19 në Greqi është 116721.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID në Greqi ka shkuar në 3,092 persona./ Opinion.al