Bota

Koronavirusi/ 502 viktima në 24 orët e fundit në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:04 - 16/03/21 |
Opi Nion

Është rritur numri i viktimave nga COVID-19 në Itali. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 502 persona, ndërsa nga 370 mijë testime, janë konfirmuar 20,396 raste të reja.

Në total që nga nisja e pandemisë, vendi fqinj ka regjistruar 103 mijë viktima. Rajoni me rritjen më të madhe të rasteve është Lombardia (+4.235), e ndjekur nga Campania (+2.656), Emilia-Romagna (+2.184) dhe Piemonte (+2.074).

Krahasuar me numrin e testimeve, indeksi i pozitivitetit është në rënie megjithatë mbi 53 mijë raste janë ende aktive ndërsa të shtruarit në terapi intensive janë në rritje.

Pas