177 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 5 persona të infektuar, përkundër 107 pacientëve që fatmirësisht e kanë mposhtur koronavirusin.
Qyteti më i prekur vijon të jetë Shkupi, ku ditën e fundit kanë rezultuar 96 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 21.114 persona, ndërsa kanë humbur jetën 797 persona./ Opinion.al