Vijon të rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 dhe i viktimave në Itali. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2.535 infektime të reja.
Po gjatë këtij harku kohor, në këtë shtet kanë humbur jetën 30 qytetarë. Ndërkohë, numri i të shëruarave në orët e fundit është 2626.
Shkalla e pozitivitetit është 1.1%, ndërsa numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensive ka rënë./ Opinion.al