Aktualitet

Koronavirusi, 30 respiratorë të rinj mbërrijnë tek Infektivi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:23 - 16/06/20 |
el ida

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në ceremoninë e marrjes së 30 respiratorëve të rinj, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

“30 respiratorët që vijnë nga kjo marrëveshje është me të vërtetë një mbështetje më shumë për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë. Një pjesë e respiratorëve të cilët sot kanë ardhur, do të jenë për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në këtë spital. Një pjesë në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe do të vijojmë të fuqizojmë edhe kapacitetet për sa i përket spitaleve të tjera të cilat ne i kemi cilësuar si spitale Covid”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës saj Manastirliu ka apeluar që qytetarët të respektojnë rregullat e vendosura si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Është shumë e rëndësishme të ruajmë dhe të respektojmë ato masa të thjeshta, në dukje të thjeshta, por që duhet të bëhen pjesë e jetës tonë, që është distancimi fizik, që është ruajtja e higjienës personale, mbajtja patjetër e maskave kur nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik”, tha Manastirliu./Opinion.al

Pas