Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Autoritete shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë me dije se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 28 qytetarë, teksa janë konfirmuar 1.319 raste të reja.
Aktualisht, 378 pacientë ndodhen në intubim, shumica prej të cilëve janë të pavaksinuar, ose pjesërisht të vaksinuar.
Sa i përket shpërndarjes gjeografike të rasteve, 199 infeksione të reja u regjistruan në Atikë, 177 në Selanik, 54 në Achaia, 44 në Larisa, 43 në Pella dhe 40 në Heraklion.
Në Greqi, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 kanë humbur jetën 14.169. qytetarë./Opinion.al