Ka shkuar në 17 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi.
Mediat helene, shprehen se viktima e fundit është një 64-vjeçar që humbi jetën në Spitalin Universitar të Patras.
Ekspertët thonë se ai ishte i intubuar prej 11 ditësh, por sot humbi betejën me jetën.
Ndërkohë, një 78-vjeçar i cili ishe shtrua në spital në Sotiria humbi jetën në 5:30 të mëngjesin e sotëm. Deri në këto momente, në Greqi janë 624 persona të prekur me COVID-19./ Opinion.al