Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut deklarojnë se në harkun kohor të 24 orëve, kanë humbur jetën 16 persona nga COVID-19.
Referuar të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, në 24 orë janë kryer 2.093 teste, nga të cilët kanë rezultuar 150 raste me COVID-19.
Gjithashtu, sot autoritetet në shtetin fqinj bën të ditur se 487 qytetarë kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin./Opinion.al