Aktualitet

Koronavirus/Shënohet viktima e gjashtë në Shqipëri


               Publikuar në : 00:08 - 26/03/20 |
Opi Nion

Zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë njofton se një person ka humbur jetën sot, duke qenë viktima e gjashtë e prekur nga koronavirusi.

Nje njoftim thuhet se gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana,  e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Pas