Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 viktima nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 884 raste të reja.
Mosha mesatare e rasteve në këtë shtet është 44 vjeç, ndërsa e viktimave 79 vjeç. Ndërkohë që në spitale po trajtohen 326 pacientë. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi është 179,802 (ndryshimi ditor + 0,5%), nga të cilat 51.8% janë burra.
Me 25 fatalitetet që u shënuan sot, që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6,297 vdekje. 95.7% kishin një sëmundje tjetër.