Guvernatori i Lacios, njëherësh sekretari i Partisë Demokratike, në Itali, Nicola Zingaretti, është infektuar nga koronavirusi.
Me një videomesazh në rrjete sociale, 54-vjeçari thotë se koronavirusi arriti dhe tek ai, teksa thekson se do të ndiqet sipas protokolleve. Më tej ai shton se është mirë dhe se do të qëndrojë i izoluar në shtëpi.
“Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për ditët e ardhshme. Nga këtu do të vazhdoj të ndjek punën, që më duhet të bëj. Kurajo të gjithëve, dhe shihemi së shpejti!” tha Zingaretti.
Kjo nuk është hera e parë që virusi i rrezishëm prek zyrtarë të niveleve kaq të larta duke treguar se nuk kursen askënd. Më herët janë prekur dhe dy zyrtarë të tjerë italianë si, prefekti i Breshias, Attilio Visconti dhe ajo e Bergamos, Elisabetta Margiacchi. Po ashtu pozitiv ndaj virusit kanë rezultuar dhe Zv.Ministri i Shëndetësisë në Iran, si dhe dy zyrtarë të BE-së./Opinion.al
https://www.facebook.com/nicolazingaretti/videos/2262479274054078/