Greqia ka regjistruar në 24 orët e fundit 427 persona të infektuar me COVID-19, 9 prej të cilëve janë identifikuar pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.
Me këtë shifër numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 140526 të infektuar.
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik EODY, ka raportuar gjithashtu për 52 persona të cilët nuk kanë aritur të fitojnë betejën me virusin, duke humbur kështu jetën. Që nga fillimi i pandemisë numri total i vdekjeve në vend ka arritur në 5.011 viktima.
Ndërkohë që 407 pacientë po trajtohen të intubuar në terapi intesive, 902 pacientë të tjerë janë larguar nga spitalet COVID. /Opinion.al