Aktualitet

Korfuzi do furnizohet me ujë nga Syri i Kaltër? Ministria e Turizmit:Ja e vërteta



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:32 - 21/06/22 |
Opi Nion

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në një reagim në rrjetin social “Facebook” ka mohuar lajmin e shpërndarë nga mediat greke, ku kryebashkiaku i ishullit të Korfuzit kishte propozuar që të furnizoheshin me ujë nga ‘Syri i Kaltër’ në Sarandë.

Ministria njofton se nuk ka asnjë marrëveshje dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm. Sipas ministrisë, pretendimet e ngritura janë të pavërteta.

 “Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nisur nga disa lajme të përhapura në media të ndryshme mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit, sqaron: Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediat. Pretendimet e ngritura janë të pavërteta. 

Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./Opinion.al

Pas