Bota

Koreja e Veriut zbulon një tjetër mënyrë për të përfituar miliona dollarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 10/06/20 |
Opi Nion

Koreja e Veriut ka zbuluar një tjetër mënyrë për të përfituar para për buxhetin e shtetit. Së fundmi, ky shtet akuzohet se po përfiton miliona dollarë duke shitur rërë.

Kjo lloj tregtie është në shkelje të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara të vendosura në 2017, që i ndalon Penianit, eksportimin e rërës dhe gurëve. Analistët e Qendrës për Studime të Avancuara për Mbrojtjen në Uashington thonë se kanë parë dhjetëra anije që lundrojnë në mënyrë misterioze në Korenë komuniste.

Ajo që ata kanë zbuluar ishte një operacion masiv, në të cilin janë përfshirë 279 anije të përdorura për të mbledhur dhe transportuar rërë.  Imazhet satelitore tregojnë sasi të mëdha rëre, poshtë të cilave shfaqen mjetet që lëvizin në brigjet detare të qytetit koreanoverior, Haeju.

Hetuesit e OKB-së theksojnë se Koreja e Veriut ka përfituar të paktën 22 milionë dollarë vitin e kaluar duke shitur rërë. Lidhur më këtë akuza ende nuk ka një reagim nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, cili më herët i ka cilësuar këto sanksione si “akte armiqësore”./ Opinion.al

Pas