Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jongun deklaroi sot se vendi i tij do t’i përdorte armët bërthamore që kishte në dispozicion vetëm në rast vetëmbrojtjeje.
“Si një vend i përgjegjshëm, që zotëron armë bërthamore, republika jonë nuk do t’i përdorë armët nukleare përveç rasteve kur sovraniteti i saj do të kërcënohet nga forca armiqësore agresive të pajisura edhe këto me armë të tilla”, theksoi Kim, i cituar nga agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve, Korean Central News Agency, KCNA.