Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koreja e Veriut thotë se ka testuar një raketë të re me rreze të gjatë veprimi

2023/04/14 at 8:29 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koreja e Veriut thotë se ka testuar një raketë të re me rreze të gjatë veprimi

Koreja e Veriut tha të premten se ka testuar për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi, që operon përmes lëndëve djegëse të ngurta. Këto lloje raketash janë më të fuqishme dhe më vështirë detektohen.

Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) lëshoi njoftimin një ditë pasi fqinjët e Veriut detektuan lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi nga afërsia e Phenjanit.

Që nga fillimi i vitit 2022, Koreja e Veriut ka lëshuar në det mbi 100 raketa.

Testimi i 13 prillit duket se nuk ka treguar të gjithë kapacitetin e armës së re dhe është ende e paqartë se sa larg ka shkuar Koreja e Veriut sa i përket teknologjisë për raketat që mund të bartin koka bërthamore. Megjithatë, analistët kanë thënë se testimi i kësaj rakete paraqet një përparim të rëndësishëm drejt qëllimit të Koresë së Veriut për të ndërtuar arsenalin bërthamor që do të mund të kërcënonte direkt SHBA-në.

KCNA tha se testimi i raketës është mbikëqyrur nga lideri verikorean, Kim Jong Un, i cili e përshkroi raketën – të emëruar Hwasong-18 – si armën më të fuqishme të forcave të tij bërthamore, që do të rrisë aftësitë kundërsulmuese në dritë të kërcënimeve të jashtme të krijuara nga aktivitetet ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajon.

Kim është zotuar se do të zgjerojë edhe më tej arsenalin e tij bërthamor “për të krijuar vazhdimisht ankth dhe tmerr” te kundërshtarët e tij, në mënyrë që ata, sipas liderit verikorean, të pendohen për zgjedhjet e tyre të gabuara.

Koreja e Veriut ka justifikuar testimin e armëve si përgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat Veriu i sheh si përgatitje për pushtim dhe përdor këtë si pretekst për të vazhduar zhvillimin e armëve.

Kim shtoi se Hwasong-18 do të përshpejtojë përgjigjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe do të mbështesë një strategji më agresive ushtarake ndaj kundërshtarëve.

Që nga viti 2017, Koreja e Veriut ka testuar raketa të ndryshme ndërkontinentale për të shfaqur forcën dhe aftësinë potenciale për të goditur shtetet tjera. Por, të gjitha këto raketa kanë qenë me lëndë djegëse të lëngshme, që marrin më shumë kohë për t’u lëshuar.

Raketat me lëndë djegëse të ngurta janë më lehtë të manovrueshme, mund të lëshohen më shpejt dhe ulin aftësinë e kundërshtarëve për t’i detektuar dhe për t’iu kundërvënë. Ende është e paqartë se sa afër është Koreja e Veriut që të ketë një raketë të tillë, që do të ishte e aftë të sulmonte tokën amerikane. /REL

Etiketa: koreja e veriutraketeteston

Ju sugjerojmë

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
Kryesore

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

3 Tetor, 2025 12:31 pm
Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
Kryesore

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

3 Tetor, 2025 12:10 pm
Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa
Kryesore

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa

3 Tetor, 2025 12:06 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Kontrolli i territorit, Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë

3 Tetor, 2025 12:02 pm
Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS
Kronikë

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

3 Tetor, 2025 11:21 am
Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona
Kronikë

Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona

3 Tetor, 2025 10:59 am
GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan
Kronikë

GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

3 Tetor, 2025 10:44 am
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles
Te Fundit

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles

3 Tetor, 2025 10:22 am
Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
Kryesore

Socialistët në fushatë/ Rama mbledh të premten strukturat e Tiranës

3 Tetor, 2025 9:25 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosja e dy të miturve në Kamëz, arrestohet autori i dyshuar

3 Tetor, 2025 9:21 am
Para
4.4% e individëve kanë gati 60% të vlerës së depozitave në vend

4.4% e individëve kanë gati 60% të vlerës së depozitave në vend

Rinas/U kapën me nga 20 mijë Paund të fshehura në trup, procedohen anglezi dhe italiania

Rinas/U kapën me nga 20 mijë Paund të fshehura në trup, procedohen anglezi dhe italiania

Dëbora bllokon “Rrugën e Arbrit”, policia-drejtuesve të mjeteve: Ja nga duhet të kaloni

Dëbora bllokon “Rrugën e Arbrit”, policia-drejtuesve të mjeteve: Ja nga duhet të kaloni

TE FUNDIT

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me ministren e Punëve të Brendshme dhe me ministrinë Drejtësisë, foli për...

Lexo më shumë

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit. Një tjetër masë, tha kreu i qeverisë,...

Lexo më shumë

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa
3 Tetor, 2025

Në konferencën për mediat këtë të premte nga kryeministria, kreu i qeverisë Edi Rama, njoftoi të gjitha masat e reja...

Lexo më shumë

Kontrolli i territorit, Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë

Auto-Skicë
3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, prezantoi masat e reja të qeverisë për kontrollin e territorit dhe mbrojtjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com