Bota

Koreja e Veriut teston raketën ndërkontinentale, zyrtarët:Mund të arrinte në SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:34 - 24/03/22 |
Opi Nion

Koreja e Veriut ka testuar një raketë të ndaluar ndërkontinentale (ICBM) për herë të parë që nga viti 2017. Lajmi është dhënë nga Koreja e Jugut, raporton BBC.

Raketa, e cila ra në ujërat në jug të Japonisë, fluturoi për më shumë se një orë dhe arriti një lartësi prej më shumë se 6,000 km (3,700 milje).

Zyrtarët japonezë vlerësuan se kishte një distancë prej 1,100 km – që do të thoshte se teorikisht mund të arrinte në SHBA.

Koreja Veriore ka nisur një sërë testesh në javët e fundit. Në vitin 2017, Pheniani vendosi një moratorium për testimin e raketave balistike me rreze të gjatë dhe testeve bërthamore, pas bisedimeve me Presidentin e atëhershëm të SHBA, Donald Trump. Por më 2020, Koreja e Veriut njoftoi se s’ka pse të mbajë këtë premtim.

OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut të testojë armë balistike dhe bërthamore dhe ka vendosur sanksione të rrepta pas testeve të mëparshme./Opinion.al

 

Pas