Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koreja e Veriut teston raketa balistike

2024/09/12 at 8:43 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koreja e Veriut teston raketa balistike

Koreja e Veriut ka shkrepur shumë raketa balistike, me rreze të shkurtra veprimi, pranë bregdetit të saj lindor të enjten, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut.

Ky ishte testimi i parë raketor i Veriut pas më shumë se dy muajve dhe u krye vetëm pak ditë pasi lideri verikorean Kim Jong Un u zotua për ta rritur arsenalin bërthamor.

Raketat u lëshuan nga Peniani dhe fluturuan rreth 360 kilometra para se të binin në det, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugkoreane, pa treguar sa sosh u shkrepën saktësisht. “Ne e dënojmë fuqishëm lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut, sepse ky është provokim i qartë që e kërcënon seriozisht paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean”, tha ai në një komunikatë.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se së paku dy raketa balistike nga Koreja e Veriut fluturuan më gjatë se 350 kilometra në një lartësi prej 100 kilometrash.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i cili e vizitoi Seulin javën e kaluar për të rikonfirmuar marrëdhëniet me Korenë e Jugut para se të japë dorëheqje nga posti, tha se Tokio e dënon fuqishëm lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut.

“Ne po vazhdojmë përpjekjet tona të mëdha për vëzhgim, si dhe për bashkëpunim me SHBA-në dhe Korenë e Jugut”, tha Kishida.

Të dërguarit e posaçëm të Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së për armët bërthamore biseduan përmes telefonit dhe thanë se lëshimi i raketave nga Veriu është shkelje e rezolutave të OKB-së, tha Ministria e Jashtme jugkoreane.

Ata, gjithashtu, u zotuan se do të përgjigjen ndaj çdo provokimi nga Koreja e Veriut.

Hera e fundit kur Koreja e Veriut kishte shkrepur një raketë ishte 1 korriku, kur tha se me sukses e testoi një raketë të re balistike dhe taktike.

Lëshimi i raketave të enjten u bë vetëm pak ditë pasi lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u zotua se do të prodhojë “seç herë e më shumë” armë bërthamore dhe se do të sigurohet që ato të jenë të gatshme për përdorim “në çdo kohë”.

Koreja e Veriut përballet edhe me akuza se e furnizon Rusinë me armë, përfshirë me dronë dhe me raketa balistike për luftën e saj në Ukrainë.

Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera e analistë thonë se Kimi po e ndihmon Rusinë në luftë duke i dhënë raketa në këmbim të ndihmës ekonomike dhe ushtarake. Moska dhe Peniani i kanë mohuar akuzat, por janë zotuar se do ta forcojë bashkëpunimin ushtarak.

/REL

Ju sugjerojmë

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
Aktualitet

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

27 Nëntor, 2025 8:19 am
Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
Bota

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

27 Nëntor, 2025 7:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 27 nëntor 2025

27 Nëntor, 2025 7:40 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Nëntor, 2025 7:39 am
“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…
-U tha në Opinion

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…

26 Nëntor, 2025 11:16 pm
Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi
-U tha në Opinion

Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi

26 Nëntor, 2025 11:01 pm
Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë
Aktualitet

Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë

26 Nëntor, 2025 10:48 pm
Do të ulen apo do të rriten çmimet e apartamenteve në Shqipëri?
-U tha në Opinion

Do të ulen apo do të rriten çmimet e apartamenteve në Shqipëri?

26 Nëntor, 2025 10:29 pm
Pse janë shtuar sulmet në zemër tek moshat e reja? Mjeku flet në Opinion
-U tha në Opinion

Pse janë shtuar sulmet në zemër tek moshat e reja? Mjeku flet në Opinion

26 Nëntor, 2025 10:24 pm
Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare
Bota

Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare

26 Nëntor, 2025 10:02 pm
Para
Spiunoi Kinën në këmbim në parave, ish-agjenti i CIA-s dënohet me 10 vjet burg

Spiunoi Kinën në këmbim në parave, ish-agjenti i CIA-s dënohet me 10 vjet burg

Emigrimi: Mundësi për një konsensus franko-gjerman?

Emigrimi: Mundësi për një konsensus franko-gjerman?

PD mbledh grupin parlamentar para seancës në Kuvend

PD mbledh grupin parlamentar para seancës në Kuvend

TE FUNDIT

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
27 Nëntor, 2025

A po ëndërroni për pushimet tuaja verore të vitit 2026 dhe po kërkoni destinacione në Evropë që nuk janë të...

Lexo më shumë

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
27 Nëntor, 2025

Një zjarr masiv që shpërtheu në një ndërtesë në Hong Kong ka shkaktuar tragjedinë më të madhe të këtij lloji...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 27 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
27 Nëntor, 2025

Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të jenë nën dominimin vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
27 Nëntor, 2025

DASHI Sot është një ditë dinamike, ndjeni sikur disa situata më në fund po lëvizin në drejtimin e duhur. Ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com