Në një kohë që pasiguria vijon të rritet në botë për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë, Koreja e Veriut vijon të provokojë Japoninë. Qeveria japoneze bën të ditur se Koreja e Veriut ka lëshuar një tjetër raketë në det.
Roja bregdetare udhëzoi mjetet lundruese që t’i kushtojnë vëmendje informacionit dhe të mos i afrohen objekteve që kanë rënë në det.
Të martën, Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë, pa paralajmërim, e cila fluturoi mbi Japoninë, duke bërë që ky shtet të paralajmërojë qytetarët e saj që të strehohen.
Raketa të martën udhëtoi mbi Japoninë veriore herët në mëngjes dhe besohet të ketë rënë në Oqeanin Paqësor. Hera e fundit që Koreja e Veriut gjuajti një raketë balistike mbi Japoni ishte në vitin 2017.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi nëse Koreja e Veriut vazhdon “në këtë rrugë” të provokimit pas lëshimit të raketës balistike të martën, “kjo vetëm do të rrisë dënimin, do të rrisë izolimin dhe do të rrisë hapat që ndërmerren në përgjigje të veprimeve të tyre”.