Bota

Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:48 - 05/01/22 |
Opi Nion

Koreja e Jugut dhe Japonia njoftuan se Koreja e Veriut ka kryer një test me një raketë që mesa duket ishte balistike.

Raketa u lëshua nga një zonë brenda vendit në drejtim të brigjeve të saj lindore, sipas zyrtarëve të lartë ushtarakë të Koresë së Jugut. Roja bregdetare e Japonisë tha gjithashtu se raketa mund të jetë balistike.

Kryeministri japonez Fumio Kishida e cilësoi provën si diçka të papranueshme. Ai tha se qeveria e tij do të forcojë vigjilencën dhe mbikëqyrjen e saj më shumë se kurrë dhe se aktualisht po zhvillon një analizë të detajuar dhe urgjente.

Lidhur me provën nuk janë dhënë detaje të mëtejshme, as mbi tipin e raketës apo se çfarë distance kreu dhe ku ra.

Prova vjen vetëm disa ditë pas fjalimit të fundvitit të udhëheqësit të Phenianit Kim Jong Un, i cili u përqendrua tek problemet e brendshme ekonomike dhe jo përparimet ushtarake.

Kjo është prova e parë e Phenianit që nga tetori, kohë kur Koreja e Veriut testoi një raketë balistike të lëshuar nga një nëndetëse.

Pheniani ka testuar shpesh raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi që nga mesi i vitit 2019, menjëherë pas dështimit të negociatave bërthamore mes udhëheqësit të phenianit Kim Jong Un dhe ish-Presidentit të SHBA Donald Trump./ VOA

Pas