Kim Jong-un mbetet “lider suprem” i Koresë së Veriut, pasi u rizgjodh në krye të Komisionit të Çështjeve Shtetërore, organi më i rëndësishëm vendimmarrës në vendin komunist.
Asambleja supreme e popullit, e mbledhur ditën e djeshme, i ka dhënë detyrën e Presidentit të Presidiumit Choe Ryong-haealla, duke zëvendësuar 91-vjeçarin Kim Yong-nam, i cili e ka mbajtur këtë post për 20 vjet.
Çështja më e rëndësishme e Koresë së Veriut në politikën e jashtme është marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë ka vendosur që të avancojë hap pas hapi në negociatat me Korenë.
“Duhet bërë gjithçka hap pas hapi, nuk mund të ecim shpejt. Nëse bëhet shpejt, nuk ka për të qenë një marrëveshje e mirë”, ka thënë Donald Trump gjatë takimit me kolegun koreano jugor Moon Jae in./Opinion.al