Në një raport të Kombeve të Bashkuara, thuhet se Koreja e Veriut ka vjedhur 2 miliardë dollarë nga sulmet kibernetike për të financuar programin e saj bërthamor.
Në raportin konfidencial që tashmë po qarkullon në media dhe i është dërguar Komitetit të Këshillit të Sigurimit për sanksione të Koresë Veriore, është thënë se Phenjani “ka përdorur hapsirën kibernetike për të nisur sulme të sofistikuara, në mënyrë që të sigurojë fonde nga institucione financiare dhe shkëmbime me kripto-valuta për të siguruar të ardhura”.
Në raport po ashtu përmendet se Koreja e Veriut ka shkelur sanksionet e OKB-së, përmes transfertave me anije, si dhe ka siguruar pajisje për armë të shkatërrimit masiv.
Nga viti 2006, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione ndaj Koresë Veriore që ndalojnë eksportin e thëngjillit, hekurit, tekstilit dhe prodhimeve të detit./Opinion.al