Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koreja e Jugut ofertë të “çmendur” për futbollistin e Kukësit. Ja shuma që ofruan për Sindrit Gurin

2018/03/22 at 9:41 AM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Koreja e Jugut ofertë të “çmendur” për futbollistin e Kukësit. Ja shuma që ofruan për Sindrit Gurin

Kukësi bëhet gati për “goditjen” e madhe në merkato. Pasi shitën Elis Bakaj për shumën e 120 mijë dollarëve, një ofertë shumë herë më “e çmendur” ka ardhur për një tjetër futbollist. Sindrit Guri është emri i radhës, që është vendosur në “shënjestrën” e disa klubeve të huaja. Megjithatë, të parët që kanë depozituar zyrtarisht kërkesë në zyrat e klubit, janë koreanët e Ganguan FC. Sigurisht, që është një emër i padëgjuar, pasi bëhet fjalë për një klub që militon në ligën elitare të Koresë së Jugut.


Gazeta “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ata janë të gatshëm që të japin 500 mijë euro për shërbimet e sulmuesit. Ganguan është një ekip i ri, që konkurron për titullin në ligën elitare të futbollit të këtij vendi. Kampionati në Kore nuk ka shumë që ka nisur, konkretisht 3 javë, dhe ekipi në fjalë e ka nisur mbarë sezonin duke arkivuar 9 pikë. Drejtuesit koreanë kanë pretendime madhore e për këtë motiv kërkojnë që të përforcojnë ekipin e tyre në ofensivë.

Guri është një futbollist i ri me mjaft cilësi, e ardhmja e të cilit duket e garantuar. Shkodrani ka arritur në kuotën e 11 golave deri në këtë fazë të Kategorisë Superiore, duke qenë kandidat potencial për “Këpucën e Artë”. Nuk duhet harruar se lojtari ka hasur vështirësi në pjesën e parë të sezonit për shkak të pozicionit.

Ish-trajneri Mladen Milinkoviç preferonte që ta vendoste shpesh si mesfushor të djathtë dhe jo në rolin e tij natyral, si qendërsulmues. Oferta akoma nuk i është prezantuar me detaje presidentit Safet Gjici, pasi është fare e freskët. Mbetet për t’u parë sesi do të procedohet për sulmuesin, pasi oferta është realisht e parezistueshme, edhe pse Kukësi i ka vënë klauzolë 1 milion euro 24-vjeçarit. Nëse shtatlarti do të shitet për këtë shumë rekord, ai do të përfundojë kampionatin me Kukësin dhe më pas do transferohet në Kore. Megjithatë, për llogari të shkodranit janë rritur ndjeshëm interesimet edhe nga klube në Belgjikë dhe Itali.

Kukësi hasi vështirësi dy fazat e para, ku ekipi me në krye trajnerin Mladen Milinkoviç dështuan në garën për titull. Nën drejtimin e serbit, morën vetëm 25 pikë në 16 javë, duke iu larguar me 12 pikë Skënderbeut. Presidenti Gjici, i gjendur përpara një dileme të madhe, largoi Milinkoviçin dhe i besoi ekipin Pakultit.

Me austriakun, skuadra ndryshoi “fytyrë”, duke arritur në vendin e dytë nga i katërti që ishte, por duke ndryshuar krejtësisht mënyrën e të luajturit. Me ardhjen e tij, po shkëlqejnë edhe futbollistët. Dhe sigurisht që kjo formë e mirë me fanellën e verilindorëve nuk ka mbetur pa u vënë re nga menaxherë e skautë të klubeve të huaja. Shembulli konkret mban emrin e Elis Bakajt, i cili u shit pa u mbyllur kampionati. Dhe nëse e njëjta gjë ndodh edhe me Sindrit Gurin, atëherë për Kukësin ky vit do të jetë histori suksesi./Panorama Sport

Etiketa: gurioferte


Ju sugjerojmë

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
Sport

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

2 Tetor, 2025 7:06 pm
Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona
Sport

Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona

2 Tetor, 2025 3:27 pm
Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë
Sport

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

2 Tetor, 2025 2:43 pm
Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
Sport

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

1 Tetor, 2025 9:45 pm
FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
Sport

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

1 Tetor, 2025 7:36 pm
Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës
Sport

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

24 Shtator, 2025 9:28 am
Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore
Sport

Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore

23 Shtator, 2025 5:32 pm
Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë
Sport

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë

20 Shtator, 2025 1:33 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Para
VIDEO/Përmbytet zona e nën-Shkodrës, banorët: U shkatërruan të mbjellat

Shkodra nën pushtetin e ujit: Rrezikohen argjinaturat. Shkolla e ujësjellës jashtë funksionit. Rrëzohen shtyllat elektrike

Pas takimeve në SHBA Vuçiç e pranon. Perëndimi mbështet pavarësinë e Kosovës

Pas takimeve në SHBA Vuçiç e pranon. Perëndimi mbështet pavarësinë e Kosovës

Rrëfimi i plotë i Rudi Xhulianit në Opinion/ Nga  lufta me padrinot e Nju Jorkut tek marrëdhëniet me Trump dhe 11 shtatori

Rrëfimi i plotë i Rudi Xhulianit në Opinion/ Nga lufta me padrinot e Nju Jorkut tek marrëdhëniet me Trump dhe 11 shtatori
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 3 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
3 Tetor, 2025

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 3 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
3 Tetor, 2025

Dashi Gjendja juaj shpirtërore ndryshon dhe papritmas po bëheni mjaft pozitivë. Jeni në gjendje të shihni anën tjetër të çdo...

Lexo më shumë

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
2 Tetor, 2025

Kryeredaktori i Tv Klan, Fatos Hakorja thotë se paritë vogla opozitare që nuk janë aleate, po i bëjn presion PD...

Lexo më shumë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
2 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës së madhe mediatike që mori batuta e tij për Presidentin e SHBA, Donald...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com