Në Korenë e Jugut është miratuar testi i cili mund të zbulojë gripin sezonal dhe COVID-19, nga një kampion i vetëm.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Koresë së Jugut për Sigurinë e Ushqimit dhe Barnave.
Përmes kësaj metode, pacientët mund të marrin rezultatet nga një test i vetëm brenda tre deri në gjashtë orë, u shpreh zyrtari shëndetësor i Koresë së Jugut, Yoon Tae-ho.
“Kjo pritet të zvogëlojë barrën e punonjësve mjekësorë dhe shqetësimin e pritjes për pacientët,” tha Yoon.
Ndërkaq, të enjten, Koreja e Jugut raportoi 125 raste me koronavirus, rritja më e lartë ditore që nga 23 tetori, sipas Agjencisë së Parandalimit të Kontrollit të Sëmundjeve Kore (KDCA). Nga këto raste, 17 ishin të importuara.