Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara është duke zhvilluar një takim urgjent, pas lëshimit të raketës me rreze të gjatë nga ana e koresë së Veriut.
Takimi u kërkua nga Korea e Jugut, japonia dhe SHBA për të dalë në një përgjigjë të përbashkët mbi lëshimin e kësaj rakete.
Pyongyang ka bërë me dije se kjo raketë është lëshuar për të hedhur një satelit në orbitë, por kritikët besojnë se qëllimi i vërtetë është testimi i një rakete balistike.
Lëshimi i raketës të dielën erdhi disa javë pas testit bërthamor nga ana e Koresë së Veriut, bën me dije rezoluta e Kombeve të Bashkuara.