Aktualitet

I vuri flakën vetes brenda makinës, 39-vjeçari nuk vuante nga depresioni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:49 - 20/10/18 |
b.f

39-vjeçari që u vetëdogj brenda një makine në qytetin e Korçës, nuk vuante nga depresioni. Të paktën kështu janë shprehur familjarët e tij, të shokuar nga ngjarja.

“Nuk dimë pse ndodhi. Nuk kishte probleme konomike,” kanë thënë ata. Mësohet se 39-vjeçari jetonte me gjyshen në shtëpi, ndërsa babai dhe e motra jetonin në Amerikë. E ëma i kishte vdekur disa vite më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen nr.1 pranë kampit të punëtorëve ku Gjergji B. ka gjetur vdekjen pasi makina e tij ka marrë flakë.

“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit,”-raportoi policia lidhur me ngjarjen e rëndë.

Pas