Kronikë

Korçë/ Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 06/09/20 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Korçës në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”. Sipas autoriteteve, dy të arrestuarit E. SH., 36 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, banues në Tiranë, po transportonin 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Dy shtetasit e mësipërm, u kapën nga forcat policore, mbi fshatin Poloskë, Devoll. Ata iu kishin premtuar emigrantëve dhe kalimin në vendet e Bashkimit Europian.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./ Opinion.al

Pas